Site icon Telegrafi

Ushtarët turq të ​KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës  

Ushtarët turq në kuadër të KFOR-it kanë kryer patrullime në disa komuna anembanë Kosovës.

Në një postim në Facebook, KFOR shkruan se këto patrullime janë përpjekje e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version