Sipas kreut të ushtrisë ruse, deri në vitin 2020, çdo ushtar do të marrë një çantë luftarake, të quajtur “Ratnik-3”, e cila pritet të përbëhet nga 40 komponentë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një çantë, e cila, ndër tjerash, përfshin edhe armë, pajisje optike, pajisje navigacioni, si dhe sistemet për mbrojtjen e jetës dhe paketën e energjisë.
“Ratnik-3” është menduar kryesisht për këmbësorinë, snajperët, shoferët e automjeteve të blinduara dhe ata të mbrojtjes ajrore.
Thuhet se kjo çantë do të duhej të lehtësonte punën e ushtarit në fushën e betejës, për shkak se ajo është dy herë më e lehtë se versioni i mëparshëm – peshon vetëm 20 kilogramë.
Çanta gjithashtu përfshin komponentë biomechanical si një exoskeleton, mikroklimë dhe një sistem për monitorimin e shëndetit të ushtarëve.
Të gjithë ushtarët, me anë të kësaj çante, informacionin e marrin në maskën e tyre. Ato do ta ndihmojnë ushtarin që të jetë në kontakt me komandën e njësive.
Nëse plagoset, siç është raportuar nga mediat ruse, është e mjaftueshme që ai të shtypë një buton dhe komanda do të jetë e njoftuar për gjendjen e tij. E nëse ai e humb vetëdijen, këtë rol e luan një byzylyk i veçantë.
“Ratnik-3” ka senzorë të veçantë të cilët mund të tregojnë rrezikun nga armiku, gjegjësisht afrimin e armikut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=285&v=jNsH72Sk7f4
https://www.youtube.com/watch?v=lGZBQseEG8w