Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të drejtuar nga NATO kanë realizuar patrulla në veri të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.
Në njoftim thuhet edhe se ushtarët e këtij misioni realizojnë rregullisht patrulla ditore nëpër shumë komuna të Kosovës.
“Ushtarët e KFOR-it realizojnë rregullisht patrulla ditore nëpër shumë komuna të Kosovës për të mbajtur paqen në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur ose duke u bashkuar me partnerët tanë të sigurisë, KFOR vazhdon të jetë i angazhuar për misionin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/