Telegrafi

Ushtarët kroatë iu bashkohen misioneve të KFOR-it, do të patrullojnë rreth Manastirit të Deçanit

Kroacia i është bashkuar forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Duke iu bashkuar Austrisë, Italisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Sllovenisë, Zvicrës dhe Turqisë, Kroacia bëhet vendi i nëntë që i bashkohet komandës rajonale të KFOR-it në perëndim.

KFOR-i njofton se ushtarët kroatë do të veprojnë në batalionin kinetik, në anën perëndimore të Kosovës ku do të mbikëqyrin edhe Manastirin e Deçanit.

“Ushtarët kroatë janë bashkuar me komandën rajonale të KFOR-it në Perëndim, duke u bërë shteti i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë, së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia. Ushtarët do të integrohen në batalionin kinetik, duke kryer patrulla në anën perëndimore të Kosovës dhe do të garantojnë mbikëqyrjen rreth Manastirit të Deçanit në rotacion me kontingjentet vendeve tjera“, njoftoi KFOR-i./Telegrafi/