Site icon Telegrafi

Ushtarët izraelitë me të shtëna paralajmëruese në drejtim të protestuesve libanezë

Po vazhdon pa ndërprerje konflikti i rinisur mes shtetit izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se disa raketa janë hedhur drejt Izraelit nga shteti i Libanit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme forcat e mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmojnë se kanë shtënë paralajmëruese ndaj protestuesve pro-palestinezë të cilët kaluan kufirin nga Libani në Izrael.

“Pak më parë, tanket e IDF hapën të shtëna paralajmëruese drejt protestuesve që kaluan nga Libani në territorin Izraelit”, shkroi IDF në Twitter.

“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe vunë një zjarr në zonë përpara se të ktheheshin në territorin libanez”, shkruan më tutje.

Ndryshe, bilanci pesë ditor deri më tani ka rezultuar me humbjen e jetës së 120 palestinezëve dhe 9 izraelitëve. /Telegrafi/

Exit mobile version