Në një video që po qarkullon në mediat sociale, një ushtar izraelit shihet duke recituar lutje hebraike në një xhami në Jenin.
Videoja shfaq ushtarin duke mbajtur një mikrofon dhe duke recituar “Shema Yisrael”, në të njëjtin vend që imami bën thirrje për namaz, raporton thetimesofisrael.
Tashmë autoritetet ushtarake izraelite kanë pezulluar ushtarët që kënduan këngë Hanukkah në faltoren myslimane.
Ndërkohë, sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor kanë rezultuar me një numër të madh viktimash që kur filluan të martën dhe tani kanë hyrë në ditën e tyre të tretë.
Israeli soldiers stormed a mosque in Jenin in the West Bank this morning, vandalized the mosque, and performed Jewish prayers on its speakers. pic.twitter.com/stIP9f1In1
— Quds News Network (@QudsNen) December 14, 2023
Tetë palestinezë janë vrarë vetëm në kampin e refugjatëve Jenin që nga e marta, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Që nga 7 tetori, forcat izraelite kanë vrarë 58 persona, përfshirë fëmijë në Jenin.
Kamal Abu al-Rub, guvernatori në detyrë i Jeninit, tha se shumë forca izraelite po lëviznin drejt qytetit dhe kampit, duke shënuar inkursionin e 15-të të ushtrisë në zonë që nga 7 tetori.
Të paktën 283 palestinezë të Bregut Perëndimor, përfshirë 64 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe më shumë se 4000 janë arrestuar që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/
Israeli forces occupy a mosque in Jenin, West Bank. pic.twitter.com/tTlpuKLsjU
— Clash Report (@clashreport) December 14, 2023
Jenin, West Bank |
In the midst of the Israeli military invasion in Jenin, soldiers stormed the Jenin RC mosque, trampling in with their shoes. They halted the Dohr prayer calls, detained worshippers & shockingly used the mosque's loudspeakers to sing Hanukkah songs. pic.twitter.com/AguFgqjKvb
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) December 13, 2023