Një video që po qarkullon në internet duket se tregon ushtarët izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.
Videoja u shfaq për herë të parë sot, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet aktualisht – vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun.
Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës.
רגע פיצוץ בית הספר של אונרא בצפון הרצועה, או יותר נכון לומר מוצב צבאי של חמאס מעל ומתחת לקרקע pic.twitter.com/e4mqSH0guW
— almog boker (@bokeralmog) December 12, 2023
UNRWA tha se ishte shkolla e tyre, por nuk mund ta konfirmonte emrin, raporton skynews.
“UNRWA konfirmon se shkolla e goditur në video është një shkollë e UNRWA-s. Megjithatë deri më tani ne nuk mund të konfirmojmë vendndodhjen ose emrin e shkollës”, tha një zëdhënës për Sky News.
“Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”, shtoi ai.
Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/