Site icon Telegrafi

Ushtarët izraelitë bien në kurthin e Hamasit në një tunel në Gaza

Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, publikuan pamje të një shpërthimi në një tunel, në të cilin ata joshën një njësi inxhinierike izraelite në zonën Al-Rayan, në lindje të qytetit jugor të Rripit të Gazës, Rafah.

Kjo ishte prita e dytë e të njëjtit lloj brenda pesë ditëve – pas pritës “Al-Sabereen 1” më 10 tetor, Brigadat al-Qassam përsëritën të njëjtën taktikë, duke vendosur eksploziv të fuqishëm në hyrje të tunelit dhe joshën ushtarët izraelitë.

Eksplozivi shpërtheu në momentin që hynë ushtarët izraelitë, duke rezultuar me viktima të shumta.

Ata gjithashtu konfirmuan se sulmuan dy transportues të blinduar izraelitë me raketa “Al-Yassin 105” në zonën Al-Falujah, në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Në të njëjtën zonë, forcat Al-Qassam shënjestruan me raketë ushtarët izraelitë që ishin duke ecur.

Në të njëjtin vend, Brigadat Shahid al-Aksa nisën një sulm me mortaja ndaj ushtarëve dhe automjeteve ushtarake izraelite.

Nga ana tjetër, forcat e Shahid Omar al-Qassam sulmuan pozicionet izraelite rreth vendkalimit Rafah me raketa me rreze të shkurtër veprimi 107 mm.

Al-Qassam kreu gjithashtu një sulm ndaj një buldozeri ushtarak izraelit tip “D9” në lagjen Al-Qassasib, në perëndim të qytetit të Jabalia. /Telegrafi/

Exit mobile version