Sot zhvillohet aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
Aksioni zhvillohet në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të MM-së dhe FSK-së.