Telegrafi

Ushtarët britanikë qëllojnë me armë në drejtim të posterit të Jeremy Corbyn – gjatë stërvitjeve (Video)

Disa pamje në të cilat janë parë katër ushtarë britanikë duke qëlluar me armë në drejtim të një posteri në të cilin gjendej Jeremy Corbyn kanë nxitur reagime të shumta.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, aty mund të shihet derisa ata qëllojnë me armë në drejtim të posterit të shefit të Laburistëve, pastaj qeshen dhe kontrollojnë se sa të shtëna arritën objektivin e tyre.

Lidhur me këtë një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se janë të vetëdijshëm për një video që qarkullon në mediat sociale.

“Kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme dhe bie shumë poshtë standardeve të larta që ushtria pret. Është nisur një hetim i plotë”.

Pamjet e tilla thuhet se janë regjistruar në Kabul, Afghanistan.

Sjellja e ushtarëve që përdorin një imazh të udhëheqësit Jeremy Corbyn është “alarmuese dhe e papranueshme”, ka thënë një zëdhënës i partisë. /Telegrafi/