Site icon Telegrafi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me patrulla të kombinuara në veri të Kosovës

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrullime të motorizuara dhe këmbësore në veri të Kosovës.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i shton se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij,  duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në deklaratën e publikuar në Facebook, NATO thekson se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si garantues të sigurisë.

Exit mobile version