Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, priti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, gjenerallejtënant Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në rajon.
Ai theksoi përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu nënvizoi mbështetjen e KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Scott dhe komandanti Barduani vizituan Urën e Ibrit, ku Scott u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Më pas, ata u drejtuan për në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe vizituan Manastirin e Deçanit, ku zhvilluan një takim me igumenin Sava Janjiq, njofton Telegrafi.