Barack Obama nuk deshi të humbiste natën në Hanoi, kështu që ai vendosi të “shijonte” edhe ushqimin e këtij qytetit, së bashku me udhëheqësin televiziv Anthony Bourdain.
Dyshja kishin vendosur që të hanë bashkë në Huong Lien, një restorant në kryeqytetin e Vietnamit që shërben mish derri të pjekur në skarë, transmeton Telegrafi.
Gazetarët amerikanë që u shoqëruan Obamën në autokolonën presidenciale nuk u lejuan që të shoqëronin dyshen brenda restorantit, i cili ishte i mbushur plot me klientë lokalë.
Por, përkundër kësaj, në mediat sociale janë shpërndarë pamje që tregojnë vizitën e papritur, e cila nuk ishte e paraparë në orarin zyrtar të Presidentit.
Në kohën kur Obama u largua nga restoranti, një turmë e madhe ishin mbledhur jashtë, gjë që ishte mirëpritur nga Presidenti – Obama kishte shtrënguar duart me disa prej tyre para se të hynte në limuzinën e tij.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, ushqimi i konsumuar nga dyshja kishte kushtuar vetëm 6 dollarë. /Telegrafi/
Low plastic stool, cheap but delicious noodles, cold Hanoi beer. pic.twitter.com/KgC3VIEPQr
— Anthony Bourdain (@Bourdain) May 23, 2016