Site icon Telegrafi

Ushqimet më të mira kundër demencës – ushqimi për trurin që ruan kujtesën në pleqëri!

Demenca është sëmundje e cila te popullata e moshuar po shfaqet gjithnjë e më shumë

Për këtë shkak është me rëndësi të mendojmë për shëndetin e trurit tonë gjatë gjithë jetës, që ta zhvillojmë, të mësojmë, të kemi gjumë cilësor por edhe me kujdes të zgjedhin ushqimin të cilin e fusin në organizëm.

Mësimi i një vjershe apo i një lutjeje mund të ndihmojë dukshëm në ruajtjen e kujtesës. Për këtë shkak përpiquni që çdo ditë të mësoni diç të re, të arrini dije të reja, të lexoni diç të vlefshme dhe në këtë mënyrë të stërvitni trurin tuaj.

Ekspertët theksojnë se zgjedhja e ushqimeve të caktuara gjithashtu mund të aktivizojë dhe ushqejë qarqet e trurit, dhe një nga dietat kryesore është e pasur me acide yndyrore omega-3, transmeton Telegrafi.

Acidet yndyrore omega-3 përfaqësojnë nutrienët më të mirë për trurin, kurse ushqimi i cili ka më së shumti është peshku i yndyrshëm.

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i peshkut të yndyrshëm së paku një herë në javë mund të ndikojë pozitivisht në tru dhe të zvogëlojë rrezikun nga demenca në pleqëri.

Ndër peshqit e yndyrshëm veçohen salmoni, skumbria, toni dhe harenga, të cilët kanë nivelin më të lartë të thartirave yndyrore omega-3 ndër ushqimet natyrore.

Pos që ndikojnë pozitivisht në tru, ushqimet e pasura me omega-3 janë të shkëlqyeshme për ulje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe rregullojnë nivelin e triglicerideve, zvogëlojnë rrezikun e artritit.

Në çfarë mënyrash acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë trurin dhe sistemin tonë nervor:

• Mbroni shëndetin e membranave qelizore
• Lehtësojnë komunikimin ndërmjet neuroneve
• Ndihmon në sintezën dhe funksionimin e neurotransmetuesve
• Ato mbështesin rrjedhjen e gjakut në tru
• Ndihmojnë në rritjen e indeve të trurit
• Ata mbështesin njohjen, duke përfshirë kujtesën
• Ato ulin rrezikun e ankthit dhe depresionit
• Ato ulin rrezikun e demencës

/Telegrafi/

Exit mobile version