Menstruacionet janë periudha më e keqe e muajit për të gjitha femrat, prandaj është e kuptueshme nëse e zhytni fytyrën në çokollatë kur të vjen kjo kohë e muajit
Ndonëse mund t’ju duket si ide e mahnitshme kjo për ngrënien e çokollatës, lajmi i keq është se nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë fizikisht.
Prandaj, në vend të kësaj ju duhet të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve të cilat vërtet ju ndihmojnë të ndiheni më mirë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni ushqimet të cilat jua lehtësojnë dhimbjet gjatë menstruacioneve:
Pini më shumë ujë
Përse ju ndihmon: Nëse jeni duke u ndjerë e fryrë, uji do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Por, nëse nuk jeni adhuruese e ujit, ju mund të provoni të hani ushqime që përmbajnë ujë, ose çaj kamomili.
Bëhuni shoqe me bananet, ananasët dhe kiwi-t
Përse ju ndihmojnë këto ushqime: Bananet përmbajnë vitaminë B6 dhe një dozë të shëndetshme të kaliumit, e cila jua lehtëson fryrjen e barkut dhe simptomat e dhimbjeve.
Përveç kësaj, ananasi përmban bromelain – enzimë e cila e lufton inflamacionin.
Ndërkaq kiwi, i pasur me enzimën actinidin, ndihmon t’i tretni më lehtë proteinat.
Më shumë kalcium në dietën tuaj
Përse ju ndihmon kalciumi: Kalciumi ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut.
/Telegrafi/