Site icon Telegrafi

Ushqimet që duhet shmangur në mëngjes nëse jeni në prag të diabetit

(Foto: Pexels)

Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Megjithatë, duhet të zgjedhim me kujdes se me cilin ushqim ta fillojmë ditën, veçanërisht nëse jemi në prag të diabetit.

Sipas dietologes Mary Sabat, drithërat dhe brumërat me sheqer konsiderohen opsionet më të këqija. Drithërat e ëmbla dhe të rafinuara mund të çojnë në rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, duke rritur potencialisht rrezikun e zhvillimit të diabetit kufitar.

Shumë drithëra të njohura të mëngjesit janë të pasura me sheqerna të shtuara dhe karbohidrate të rafinuara. Këto mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të niveleve të sheqerit në gjak, duke çuar në një rënie të energjisë më vonë gjatë ditës dhe duke kontribuar në rezistencën ndaj insulinës me kalimin e kohës – ka shpjeguar dietologia.

Lexo po ashtu Ushqimet e preferuara për ta mbajtur nën kontroll diabetin

E njëjta gjë vlen edhe për brumërat e pjekura, të cilat janë kryesisht plot me karbohidrate të rafinuara dhe sheqerna të shtuara.

Luhatjet e mprehta të sheqerit në gjak mund të rëndojnë përgjigjen e trupit ndaj insulinës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës, një faktor kyç në përparimin drejt diabetit kufitar.

Lexo po ashtu Femrat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara nga kanceri i gojës

Këshilla e saj është të zgjidhni drithërat, bukën ose brumërat nga drithërat e plota dhe të shikoni me kujdes përqindjen e sheqernave të shtuara. /Telegrafi/

Exit mobile version