Site icon Telegrafi

Ushqime, pije alkoolike dhe cigare – ndalohen katër raste të kontrabandimit në veri në vlerë prej mbi 6 mijë euro

Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të ndalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Sipas një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se në këto raste të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallra ushqimore dhe pije alkoolike, cokollata dhe cigare.

“Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 euro.

Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 euro.

Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 euro.

Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se këto operacione të suksesshme janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës.

“Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet ndër të tjera në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version