Telegrafi

“Ushqim kinez”, kënga më e re nga Shaolin Gang

Foto: Blunt dhe Real 1/Instagram

Dyshja e njohur, Shaolin Gang, kanë prezantuar për publikun këngën e tyre më të re.

“Ushqim kinez” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri – një këngë e cila satirën e ndërthur me ushqimin tradicional kinez.

Muzika është realizuar nga Benihana Boy, gjersa për tekstin janë kujdesur vet Blunt dhe Real 1.

Ndërkohë, masteringu i është besuar kompozitorit të njohur, njëherësh bashkëpunëtorit të tyre të besuar, Florent Boshnjaku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është hedhur në YouTube pa klip, vetëm në versionin audio. /Telegrafi/