Telegrafi

Usher martohet me Jennifer Goicoechea në Las Vegas

Foto: Getty Images

Ylli i R&B, Usher dhe partnerja e tij, Jennifer Goicoechea, u martuan të dielën sipas bazës së të dhënave të Zyrës së Nëpunësve të Qarkut Clark.

45 vjeçari dhe 40 vjeçearja i thanë ‘PO’ njëri-tjetrin në një ditë të rëndësishme.

Dyshja u martuan vetëm disa ditë pasi ata aplikuan dhe morën licencën e martesës në Las Vegas të enjten, konfirmoi The Times.

Foto: Getty Images

Usher, emri i plotë i të cilit është Usher Raymond IV, u martua me Goicoechea gati gjashtë vjet pasi ndezi thashethemet për romancë.

Lexo po ashtu Modelja shqiptare, Xhesika Berberi ndjek nga afër performancën e Usher në Super Bowl

Spekulimet filluan në vitin 2018 kur Goicoechea postoi një foto në Instagram të saj me një grup burrash, përfshirë Usher.

Foto: Getty Images

Dyshja u panë përsëri së bashku në vitin 2019 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Sovran Bo Raymond, në gusht 2020.

Më pas, në maj 2021, Usher zbuloi se ai dhe Goicoechea po presin një fëmijë të dytë.

Djali i vogël i tyre, Sire Castrello Raymond, lindi atë shtator.

Foto: Backgrid

Përveç Sovereign dhe Sire, ylli i R&B ndan djemtë Usher Raymond V dhe Naviyd Ely me ish-bashkëshorten dhe stilisten Tameka Foster, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2007 deri në 2009.

Usher ishte gjithashtu i martuar më parë me shkrimtaren Grace Harry nga viti 2015 deri në 2018. /Telegrafi/