Telegrafi

Usain Bolt për herë të parë këtë vit arrin në cak nën dhjetë sekonda (Video)

Usain Bolt ka fituar në farën në vrapim në 100 metra në “Diamond League”, cili po zhvillohet në Monaco.

Xhamajkiani në cak ka arritur për 9.95 sekonda duke lënë pas amerikanin, Isiah Young me (9.98) dhe afrikano-jugorin, Akani Simbine (10.02).

Por, ajo që e bën të veçantë këtë fitore është se 30-vjeçari për herë të parë këtë vit ka arritur të triumfon me rezultatin nën dhjetë sekonda.

Kjo ka bërë që fansat të shpresojnë se Bolt mund ta thyej rekordin botëror, të cilin ai e ka vendosur në vitin 2009 me 9.58 sekonda.

Kujtojmë se xhamajkiani është nëntë herë kampion olimpik, duke fituar në 100, 200, 300 dhe 400 metra. /Telegrafi/