Telegrafi

Usain Bolt garon me një triçikletë me motor dhe fiton

Usain Bolt tregohet më i shpejtë se një triçikletë me motor (Foto: Screenshot/YouTube/NBC News)

Fituesi i tetëfishtë i medaljes olimpike, Usain Bolt, ka garuar me një triçikletë me motor në kryeqytetin peruan, Lima dhe ka fituar.

Rekorderi botëror ka konkurruar në 100 dhe 200 metra me një taksi triçikletë dhe ka fituar me lehtësi.

Pas triumfit, ai i ka përshëndetur fansat që e pranishëm, të cilët e brohorisnin dhe më pas e ka bërë pozën e tij të famshme.

Kujtojmë që Bolt u pensionua nga atletika në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, në vitin 2017.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Usain Bolt

Ai i ka fituar tetë medalje të arta olimpike ndërmjet viteve 2008-2016, duke fituar sprint të dyfishtë në 100 dhe 200 metra në tri Lojëra Olimpike radhazi.

Ai e mban rekordin botëror në 100 metra (9.58 sekonda) dhe në 200 metra (19.19 sekonda). /Telegrafi/