Tifozët dhe shikuesit e atletikët mbetën të habitur pasi pamjet e pabesueshme të një sprinteri 16-vjeçar nga Australia duke fituar një garë 100 metra u bënë virale në internet.
Gout Gout, një atlet i lindur në vitin 2007 nga Brisbane, është quajtur si ‘Usain Bolt i ardhshëm’ pas vrapimit të tij mbresëlënës,
Ai arriti t’i kalojë 100 metra në 10.2 sekonda në Kampionatin e Atletikës në Queensland të këtij viti.
Pasi vrapoi së bashku me konkurrentët e tjerë për 40 metra, Gout u tërhoq me besim dhe përfundoi shumë përpara kundërshtarëve të tij.
Më parë, në moshën vetëm 15-vjeçare, adoleshenti vendosi një rekord të ri australian për grupmoshën e tij duke përfunduar garën 200 metra nën 18 vjeç në vetëm 20,87 sekonda, që ishte 0,03 sekonda më i shpejtë se rekordi i mëparshëm i mbajtur nga Paul Greene, Zane Branco dhe Darren Klark.
Përveç kësaj, ai ka thyer rekordin e tij të mëparshëm personal prej 10.43 sekondash në garën e 100 metrave.
Read about a 16-year-old Sudanese kid in Australia who ran 100m in 10.2 seconds this year. Found the footage— freakin ridiculous. pic.twitter.com/Bz8tYuPkeK
— Del Walker 🇵🇸 (@TheCartelDel) August 23, 2024
“Më pëlqen atletika sepse është personale. Më pëlqen që është individuale dhe rezultatet më tërheqin”, kishte deklaruar Gout në një intervistë të mëparshme me Athletics Australia.
Atleti i ri i talentuar ka lindur në Australi në vitin 2007, dy vjet pasi prindërit e tij emigruan nga Sudani i Jugut në vitin 2005 dhe është një nga shtatë fëmijët e familjes së tij. /Telegrafi/
The boy in the center is – GOUT GOUT from Australia.
He is just 16 years old and will be participating in the 100m, 200m and 4x100m relay at the upcoming #WorldAthleticsU20 championships.His Season best is
200m – 20.69s
100m – 10.29sRemember the name !! pic.twitter.com/RffmeABmk9
— IndiaSportsHub (@IndiaSportsHub) August 23, 2024