Serena Williams vazhdon rrugëtimin e saj për titullin e 24 të Grand Slamit në karrierë. Amerikania 36-vjeçare ka mundur në gjysmëfinale me shumë lehtësi, Anastasija Sevastovan.
Ndeshja u mbyll për 1 orë e 6 minuta, ku Serena fitoi me rezultatin 2-0 në sete (6-3 6-0), me një dominim të theksuar.
Serena Williams is into the final of a second straight Grand Slam. The 23-time major champion just beat Anastasija Sevastova 6-3, 6-0 in the #USOpen semifinals. She’ll face the winner of tonight’s match between Madison Keys and Naomi Osaka. https://t.co/M2YkwuyBQI pic.twitter.com/yLcyirhj46
— TENNIS (@Tennis) September 7, 2018
Pas zhgënjimeve në Cincinnati, San Jose apo dhe Wimbledon, ku humbi në finale, Williams duket me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke kërkuar t’i rikthehet fitoreve të mëdha. E nëse pritej një finale e tëra amerikane, nuk do të jetë kështu.
Naomi Osaka nuk resht së habituri, duke u kualifikuar në mënyrë surprizë në finale, transmeton SuperSport.
Tenistja 20-vjeçare mundi amerikanen Madison Keys (6-2, 6-4), në një ndeshje e cila zgjati 1 orë e 25 minuta.
Serena Williams has progressed to her 31st grand slam final with a 66-minute demolition job over Anastasija Sevastova. #USOpen (Pic: AP) https://t.co/v4bWVhR5oW pic.twitter.com/sYu2Vg5slQ
— ABC SPORT (@abcsport) September 7, 2018
Pavarësisht se është në moshë të re, Osaka tregoi pjekuri dhe përqendrim të madh në lojë, duke mos e pasur problem skenën e madhe të US Open.
Ajo u bë gjithashtu e para japoneze në histori, që kualifikohet për një finale Grand Slami, por mund të bëhet dhe e para që e fiton një të tillë, nëse dhuron surprizën e radhës duke mundur legjendën Serena Williams në finalen e madhe.