Site icon Telegrafi

Uruguai në minutat e fundit triumfon ndaj Egjiptit të Salahut

YEKATERINBURG, RUSSIA - JUNE 15: Jose Gimenez of Uruguay celebrates after scoring his team's first goal with team mates during the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Egypt and Uruguay at Ekaterinburg Arena on June 15, 2018 in Yekaterinburg, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)

Uruguai ka shënuar fitore në grupin B të botërorit që po zhvillohet në shtetin rus.

Uruguaianët kanë triumfuar në stadiumin Central të Yekaterinburg me rezultat minimal 1-0.

Megjithëse dominuan në 45 minutshin e parë, amerikano-latinët nuk arritën të tundin rrjetën e egjiptianëve, ku mungoi ylli i skuadrës Mohamed Salah.

Mohamed Salah (Getty Images)

Edin Cavani kishte një rast të mirë për ta kaluar në epërsi kombëtaren e vetë në 23 minutë, por nuk u tregua i saktë para portës së afrikanëve.

Një minutë më vonë rast pati edhe Luis Suarez që u tregua i ngathët para portës së “faraonëve”.

Lexo po ashtu iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop - parashiko dhe fito, luaje Botërorin me Telegrafin!

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Barcelonës, Suarez dhe ai i Paris Saint-Germain, Cavani kishin secili nga dy mundësi të arta për të shënuar gol.

Në rastin e parë të Suarezit ndali këmba e portierit Elshenawy, i cili devijoi topin e goditur fuqishëm prej futbollistit.

Në 74 minutë, futbollisti i katalunsave u përpoq ta kaloi portierin egjiptian, i cili ia mori topin në mënyrë të pastër nga këmba.

Luis Suarez dhe Mohamed Elshenawy (Getty Images)

Shtatë minuta para përfundimit të takimit portieri egjiptian, i cili është lojtari më i miri i ekipit, ndali edhe një përpjekje të Edinson Cavanit, ku ky i fundit në të 89 minutë goditi shtyllën pas goditjes së lirë.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, Jose Gimenez realizoi golin e fitores me kokë pas një harkimi të saktë të Carlos Sanchezit.

Pas kësaj, lider i grupit mbetet Rusia me tre pikë në saje të gol dallimit më të mirë se uruguaianët gjersa Egjipti zë vendin e tretë dhe Arabia Saudite në të katërtën. /Telegrafi/

https://youtu.be/QnGEEB3ysFw?t=2

Exit mobile version