Telegrafi

Ursula Von Der Leyen mbërrin në Rinas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Rinas rreth orës 15:00 të së enjtes ku është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Von der Leyen është pritur me ceremoni zyrtare dhe më pas do të marrë pjesë në takimin bilateral me kryeministrin Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen është duke vizituar këtë javë Ballkanin Perëndimor.

Ajo do të qëndrojë në Shqipëri, pas vizitës së saj në Kosovë. Një ditë më parë, presidentja e KE-së vizitoi Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Von Der Leyen do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi. /Telegrafi/