Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen: 70 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Presidentja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian tha se blloku prej 27 vendesh ka arritur qëllimin e tij për të vaksinuar plotësisht 70% të të rriturve në BE deri në fund të verës.

Në një mesazh të postuar të martën në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi “shumë njerëz që e bënë të mundur këtë arritje të madhe”, përcjell Telegrafi.

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 e BE-së filloi me ngadalë për shkak të mungesave dhe vonesave në furnizim, por tani është ndër më të suksesshmet në mbarë botën.

“Por ne duhet të shkojmë më tej! Ne kemi nevojë për më shumë evropianë të vaksinuar”, tha von der Leyen. “Dhe ne duhet të ndihmojmë edhe pjesën tjetër të botës të vaksinohet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë”.

Ajo tha se BE është kontribuesi më i madh në nismën COVAX, e cila synon të japë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version