Telegrafi

Urrejtja kronike e Bernabeut për Simeonen, tifozët vërshëllyen djalin e tij

Ylli i ri i Fiorentinës, Giovanni Simeone, u paraqit në miqësoren ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma.

Dhe, kjo miqësore nuk ishte krejt normale për sulmuesin e njohur i cili kaloi te Fiorentina këtë verë.

Por, duket se puna e babait të tij te Atletico Madridi ka bërë që ai të pritet nxehtënë Bernabeu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madridi

Marca shkruan se numri 9 i Fiorentinës ishte vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes për shkak të babait të tij, Diego Simeone, i cili ka pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht të acarruar me Real Madridin, rivalin lokal.

Vërshëllimat u vërejtën sidomos kur u prezantuan emrat e lojtarëve që do të luajnë nga spikeri i takimit, e ku natyrisht reagoi i gjithë Bernabeu në shenjë revolte ndaj djalit të Simeones.

Rivaliteti mes Atleticos dhe Real Madridit u ashpërsua viteve të fundit sidomos për shkak të Simeones dhe konkurrencës mes të dyja ekipeve. /Telegrafi/