Site icon Telegrafi

Urimin më të veçantë për ditëlindje, Nora e mori nga vajza e saj

Sot (25 mars), Nora Istrefi e ka festuar ditëlindjen, ndërsa ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj.

Natyrisht se urimet më të mira, këngëtarja i ka marrë nga më të afërmit, të cilët i qëndrojnë pranë.

Mirëpo, një urim shumi veçantë ka ardhur nga vajza e saj e vogël, Renee, që ka marrë vëmendje të madhe pas postimit të një videoje në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar në Instagram shfaqet vajza e këngëtares duke kënduar “Shumë urime për ty”.

Interpretimi i saj është aq i këndshëm saqë ka marrë afro 100 mijë pëlqime për pesë orë nga publikimi në këtë rrjet social, ku Nora numëron mbi 684 mijë ndjekës.

“Jam e bekuar. Urimi më i mirë ndonjëherë në jetë”, ka shkruar Nora në përshkrimin e videos.

Renee është fëmija i parë i këngëtares dhe partnerit të saj, Robert Berisha, që ka lindur në vitin 2015.

Lexo po ashtu Nora Istrefi ka ditëlindjen, Roberti e uron me zemër

Një urim të veçantë për këngëtaren në ditëlindjen e saj të 32-të i kishte bërë më herët edhe bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version