Telegrafi

Urimi i veçantë i Lumi B për bashkëshorten (Foto)

Hip hop ylli, Lumi B po feston një ditë të veçantë në familjen e tij. Bashkëshortja e tij po feston ditëlindjen.

Lumi B po feston ditëlindjen e bashkëshortes edhe pse është në distancë. Në rrjetet sociale ai ka publikuar një urim mjaft të veçantë.

“Urime ditëlindjen partnerja ime në krim. Të dua më së shumti në botë. Edhe 100 tjera bashkë me mu e me Blinin. Pa ty s’kom gjallë. Të dua”, potencoi Lumi B në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Reperi dhe bukuroshja janë në lidhje që disa vite dhe kanë një djalë të vogël, Blinin.

Bashkëshortja e Lumi B dhe ajo e Memli Krasniqit, Meliza, janë motra dhe kështu Lumi e Memli janë të afërt jo vetëm si dikur kolegë në hip hop, por edhe si familjarë.

Lumi B pritet të publikojë së shpejti projekte të reja. Ai vazhdimisht po punon me Ledrin, Gjikon dhe Big Bang në studion e RedBox.

Hitet e mëdha të kësaj vere janë “Pablo”, “Krejt Shokt e Mi” dhe “Simpatia” të gjitha me dhjetëra miliona klikime. /Telegrafi/