Site icon Telegrafi

Urimi i veçantë i Dua Lipës për Ditën e Pavarësisë: Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja duke ndodhur

(Foto: Instagram/dualipa)

Këngëtarja shqiptare që po pushton skenën botërore, Dua Lipa, e ka uruar Kosovën në ditëlindjen e 13-të të shpalljes shtet.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja në TV duke ndodhur derisa po jetoja në Prishtinë”.

“Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharruar… Krenare që po shoh sa shumë kemi arritur dhe sa larg mund të shkojmë!”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. /Telegrafi/

Exit mobile version