Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna, muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe i dashuri i saj Patris Berisha, e pagëzuan me emrin Tian.
Sot (e enjte) është dita e fëmijëve, dhe si e tillë Tiani i vogël po e feston për herë të parë këtë 1 qershor.
Tuna është kujdesur që në këtë ditë të veçantë, të publikojë një fotografi me të birin, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan një urim mjaft emocionues.
“Lumturia më e madhe për një fëmijë, është që ai të di se është i dashur”(sic.), shkruan këngëtarja shkupjane.
Përndryshe, ajo ende nuk ka bërë të ditur nëse vera 2017 do të shënojë ndonjë aktivitet muzikor, pasi për momentin, ajo është e angazhuar vetëm ndaj rritjes së djalit. /Telegrafi/