Të hënën, modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të.
Me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi i shoqes së saj të ngushtë, këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Artistja shqiptare ka bërë një postim në InstaStory për ta uruar modelen, teksa vjen me një dedikim mjaft eksplicit.
“Një fotografi më ndryshe që munda të gjej në telefonin tim. Ne njihemi që një kohë të gjatë dhe kemi kaluar shumë gjëra duke e përkrahur njëra-tjetrën, më fal që nuk jam në ditëlindjen tënde, por të dua shumë, gjithmonë”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.
Rita dhe Cara janë prej vitesh shoqe, madje është spekuluar për një lidhje mes tyre.
Thashethemet u forcuan më shumë pas lansimit të këngës së bukuroshes sonë “Girls” në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, projekt ky i lansuar para një viti. /Telegrafi/