Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela, ka reaguar pas një deklarate që bëri aktorja Arta Selimi për të dhe të fejuarën e tij, Alisën, ditën e djeshme (e mërkurë).
Në një bisedë me konkurrentët e tjerë, ajo tha për çiftin se ishin 20 vjeçarë me pikëpamje të 75 vjeçarëve.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë Urimi, duke shtuar se ata vijnë nga diaspora dhe se ju duhej kohë për t’u ambientuar.
Ai tutje ia ka përmendur rastin e një ‘prank’-u që ai dhe Alisa bënë brenda në lidhje me lajmin se po bëhen prindër, ku theksoi se të tillë bëhen kudo nëpër botë.
Postimet e plota që Urimi ka shpërndarë në InstaStory:
“Një çift në moshë të re që së pasi e ka pasur guximin të hyjë në Big Brother, së dyti ne jemi lindur në diasporë dhe na duhet më shumë kohë për t’u ambientuar, përndryshe ju shumica keni qenë dhe jashtë miq, së treti pranku ka qenë një gjë shumë normale, në krejt botën bëhen prank’s dhe nuk kemi bërë asnjë veprim që ta lëndojmë dikë personalisht, siç tani si po bëhen prank’s aty.
Java e parë e eliminimit ka qenë për 80 për qind të banorëve rreziku që të dalin se askush nuk ka mundur në atë kohë të shkurt ta tregoj veten dhe vetëm për këtë gjë më erdhi keq që dolëm, kemi dashur akoma më shumë të tregojmë nga vetja, por tani pas 70 ditëve qëndrimi, ka banorë që akoma janë si në pushime aty ose mendojnë që fitohet Big Brother me arrogancë.
Së katërti Alisa dhe unë kemi dashur të tregojmë një kulturë të mirë ku jemi në një shtëpi me banorë të tjerë dhe nuk kemi dashur të tregojmë një situatë që të ndihet dikush keq, asnjëherë nuk kemi qenë të tepërt në sy të banorëve, se aty nuk e ka pasur askush të fejuarën e vet brenda”. /Telegrafi/