Site icon Telegrafi

Urimi i princit Harry për ditëlindjen e Meghan

(Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney/Guliver)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, feston ditëlindjen e 38-të, të cilën burri i saj, princi Harry e shfrytëzoi për ta uruar me një mesazh të veçantë.

Princi postoi në profilin e tij zyrtar në Instagram një fotografi të preferuar të bashkëshortes së tij me një mesazh interesant, transmeton KosovaPress.

Fotografia ka grumbulluar mbi 870 mijë pëlqime dhe mbi 21 mijë komente për vetëm disa orë, në të cilat ndjekësit uruan Meghan për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan time të mahnitshme. Faleminderit që mu bashkove në këtë aventurë. Të dua, H.”, shkruan princ Harry krahas fotografisë.

Planet për festimin e ditëlindjes mbahen sekrete, por një burim tha për Daily News se kjo do të jetë një festë e vogël dhe se Meghan nuk kishte kërkuar nga princi Harry asgjë për ditëlindje, teksa ky i fundit po përgatit një surprizë të veçantë.

Exit mobile version