”Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymëzon të eci i sigurt përpara”, ka shkruar Xhaka në llogarinë personale në Facebook.
Futbollisti i Arsenalit ka shkruar një urim prekës për nënën me rastin e festës së 8 Marsit.
Në rrjetin social Facebook, Graniti ka shkruar urimin duke ia bashkangjitur edhe një fotografi të tij me nënën kur ka qenë i vogël.
”Sa netë pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME”, shkruhet ndër të tjera në urimin e Xhakës.
Ndryshe, ky i fundit ishte mbrëmë në eliminimin e Arsenalit prej Bayern Munichut prej Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/