Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
Osmani ka uruar që në këtë ditë të mbretërojë paqja dhe respekti në secilën familje.
“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, ka uruar Osmani.
Urimi i plotë:
Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!
Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.
Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!
Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!
Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë! /Telegrafi/