Site icon Telegrafi

Urimi i Metës për 28 Nëntorin së bashku me nipin e Presidentit historik Ibrahim Rugova

Presidenti Ilir Meta ka uruar 28 Nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto me nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës, Meta ka uruar për këtë ditë.

“Të dashur miq, së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar”, shkruan Meta në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version