Telegrafi

Urimi i Guardiolas për triumfin e Barcës

Të gjithë dashamirët e futbollit janë të mahnitur me atë që bëri Barcelona në përmbysjen e Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Dhe një prej tyre padyshim se është ish-trajneri i katalunasve, Pep Guardiola, aktualisht menaxher i Manchester Cityt.

Ai i ka lëvduar Blaugranët për rikthimin nga rezultati 4-0 për të fituar me rezultat të përgjithshëm prej 6-5 duke u kualifikuar në çerekfinale.

“Dua ta uroj Barcelonën, është një rezultat i mahnitshëm që kanë arritur këtë mbrëmje”, ka deklaruar Guardiola pas barazimit të ekipit të tij pa gola ndaj Stoke Cityt.

“Është diçka e mrekullueshme dhe unë e uroj në veçanti Luis Enriquen. Po ashtu, edhe këtë gjeneratë të lojtarëve, të cilët po bëjnë gjëra shumë të mira”.

“Do ta shikoj të përsëritur ndeshjen me qetësi kur të kem kohë”, ka shtuar spanjolli. /Telegrafi/