Site icon Telegrafi

Urimi i Granit Xhakës për ditëlindjen e babait: Për ty do ta jepja jetën

Granit Xhaka (Foto:Instagram/granitxhaka)

Për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, sot (e hënë) është një ditë mjaft e rëndësishme. Kjo ngase babai i tij, Ragip Xhaka, feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim nga i biri.

Përmes disa postimeve të publikuara në llogarinë e tij personale në Instagram, Graniti ka zgjedhur fjalët më emocionale për të uruar babanë.

“I dashur baba, nëse në jetën time ka një njeri për të cilin do jepja jetën time, je ti. Të dua aq shumë, aq marrëzisht saqë pa ty në jetën time nuk do dija se çfarë të bëja, nuk do dija të ecja e as të jetoja”.

“Për mua je njeriu më perfekt që ekziston, jo sepse je babi im, por sepse je me të vërtetë një njeri që në këtë botë apo në tjetrën ekziston një kopje tjetër e jotja”.

“Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon, ndihet mirë në çdo hap që bëj. Të shoh dhe e kuptoj që plakesh, nuk ia ke idenë sa vuaj për këtë gjë, do të bëja gjithçka që të të shikoja gjithmonë njësoj, me atë buzëqeshjen tënde që o Zot më bën njeriun më të lumtur në botë, që më jep kurajëo atëherë që mendoj se jam keq, që më jep forcë të përballoj çdo gjë në këtë jetë që vetëm të përplas.

“Të dua shumë, ndonëse ta them çdo ditë nuk lodhem asnjëherë të të them me të vërtetë se pa ty unë do vdes, urime babai im”, është postimi i plotë i futbollistit.

Lexo po ashtu Granit Xhaka dhe Leonita do të bëhen prindër

Graniti dje po ashtu ka dhënë lajmin se ai dhe Leonita do bëhen prindër për herë të parë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version