Telegrafi

Urimi emocionues i Teuta Krasniqit për fejesën e motrës (Foto)

Bubulina Krasniqi, motra e aktores Teuta Krasniqi, është fejuar sot me të dashurin e saj, Pëllumbin.

Lajmin e ka zbuluar Teuta, e cila ka postuar një fotografi të motrës së saj dhe dhëndrit në Instagram, të shoqëruar me një koment ku nuk kursen lëvdata për dhëndrin.

“Dashuria fillimisht eshte vec fjale deri sa hyn dikush ne jeten tone dhe i jep kuptim kesaj fjale, e cila me pas i jep kuptim gjithe jetes sone. Jam e lumtur pa mase, qe sot motra ime shume e dashur Bubulina, e kurorezove me fejese dashurine e madhe me njeriun e enderrave tua Pellumbin. Pellumb, ti je njeri qe as ne enderren time me te bukur s’kam mujt me paramendu njeri me te kompletuar e ideal per motren time. Paci bekimin e Zotit dhe dashurine e njeri tjetrit gjithmone. Ju dua shume :-))) Urime, u trashegofshi :-)))”

Bubulina është njëherësh edhe motra e ministrit Memli Krasniqi, kurse e bija e analistit Milazim Krasniqi.