Telegrafi

Urimi emocional i Adonisit për ditëlindjen e Teuta Krasniqit

Aktorja Teuta Krasniqi ka mbushur plot 35 vjet jetë.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga kolegë, miq e familjarë, por edhe nga bashkëshorti i saj.

Emocional u tregua Adonisi, i cili me fjalë të shkurtëra tregoi dashurinë për aktoren.

Në rrjetin social Instagram ai ka publikuar një foto me Teutën ku edhe me një përshkrim uroi ditëlindjen e më të dashurës së tij.

“Një nënë, grua, një e dashur, një mbretëreshes, të gjitha i ke. Urime ditëlindjen nafaka jem, thjesht t’du”, ka shkruar mes tjerash Adonisi.

Çifti tash e sa kohë janë të martuar dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.

Ata janë prindër të dy vajzave, Tarës dhe Kaias. /Telegrafi/