Telegrafi

Urimi ‘eksplicit’ i Ritës për ditëlindjen e Cara Delevingne

Cara Delevingne dhe Rita Ora (Foto: Getty Images)

Të dielën, modelja e famshme, Cara Delevingne, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të.

Me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi i shoqes së saj prej kohësh, Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare ka bërë një postim në IsntaStory për ta uruar modelen, ndërsa fotografia është mjaft eksplicite.

Rita Ora dhe Cara Delevingne (Foto: Instagram/RitaOra)

Rita dhe Cara janë shoqe qe disa vite, ndërsa ka pasur spekulime se marrëdhënia e tyre e ka tejkaluar shoqërinë.

Këto thashetheme u forcuan qëkur 27-vjeçarja e lansoi këngën “Girls” në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.

Dhe për t’i ngacmuar akoma më shumë fansat e saj, Rita e ka publikuar një pozë provokuese për ta uruar Delevingnen.

Në imazhin e postuar shfaqet modelja duke ia lëpirë gjoksin këngëtares shqiptare.

“Urime ditëlindjen e krisura ime, me të cilën kam kaluar shumë momente argëtuese”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Cara Delevingne (Foto: Getty Images)