Paulo Dybala do të jetë numri 10 i Juventusit duke filluar nga sezoni i ri 2017/2018.
Sulmuesi argjentinas do të trashëgojë fanellën që e ka bartur ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero.
Ndërsa legjenda e futbollit italian menjëherë e ka uruar lojtarin e ri për numrin 10.
“Shumë fat Paulo Dybala. Shijoje si një juventin i vërtetë. Dhe na bën që të argëtohemi!”, ka shkruar Del Piero në Twitter.
“Faleminderit shumë. Është një nder të vesh fanellën tënde. Gara për gjuajtjet e lira ndërmjet numrave 10 do të jetë akoma më e bukur!”, ia ka kthyer argjentinasi.
Qe një kohë, Del Piero dhe Dybala kanë shprehur dëshirë të bëjnë një duel të gjuajtjeve të lira, me Gianluigi Buffonin në portë.
Numrin 10 në vitet e fundit te Juve e kanë bartur edhe Carlos Tevez dhe Paul Pogba, mirëpo Del Piero ka qenë dhjetëshi i vërtetë i fundit i Bianconerëve. /Telegrafi/
In bocca al lupo, @PauDybala_JR. Goditela da juventino vero. E facci divertire! @juventusfc #Dybala10 #ADP10 pic.twitter.com/GwML0dnvYe
— Alessandro Del Piero (@delpieroale) August 9, 2017
Grazie mille @delpieroale. È un onore portare la tua maglia. La sfida di punizione tra 10 sarà ancora più bella 😜 https://t.co/i50qjdSt0Z
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) August 9, 2017