Hailey Bieber të premten e ka festuar 23-vjetorin e lindjes. Modelja mori urime dhe dhurata të shumta.
Por, natyrisht se më e veçanta ishte ajo e Justin Bieber, i cili nuk heziton të tregojë në çdo moment dashurinë ndaj bashkëshortes së tij.
Këngëtari i muzikës pop e publikoi një fotografi nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në shtator me një premtim të guximshëm.
“Gëzuar ditëlindjen. Ti më bën që të dua të jem më i mirë çdo ditë. Mënyra se si ti jeton është kaq tërheqëse”, ka shkruar Justin në përshkrim.
Ndërsa, siç transmeton KP, ai ka shtuar më tej: “Sezonin tjetër do kemi fëmijë”.
Çifti u martua fillimisht në shtator 2018 në një gjykatë në New York, ndërsa këtë vit bënë një ceremoni madhështore.