Site icon Telegrafi

Urimet e liderëve pas fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Liderët shtetërorë të Kosovës i kanë uruar djemtë e Përfaqësueses për suksesin e arritur në triumfin ndaj Azerbajxhanit.

Kosova fitoi me rezultat 4-0 duke e siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve.

“Jeni të mrekullueshëm. Faleminderit që po na bëni krenarë!”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.

“Të parët në tabelë dhe në zemrat tona. Bijtë e tu, Kosovë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

“Të pandalshëm, brilantë e plot pasion, djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet! Secilën ditë më të fortë, secilën herë më krenarë!”, janë fjalët e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Futbolli ynë po shënon historinë, Urime Kosovë”, ka shkruar ministri i Sportit, Kujtim Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version