Site icon Telegrafi

Urimet e kryeministrit Emil Dimitriev për muajin e Ramazanit

Kryeministri Emil Dimitriev, u është shtuar fytyrave publike, që kanë uruar qytetarët e besimit islam, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në urimin e tuj, Dimitriev thotë se ditët e agjërimit të Ramazanit, gjithnjë kanë qenë të njohura si ditë të mendimit të mirë dhe kohë kur duhet të ketë mëshirë dhe mirëkuptim për të tjerët.

Dimitriev porosit që mendimi i mirë të kontribojë në punë te mira të përbashkëta të qytetarëve të Maqedonisë, për rritje ekonomike dhe standard më të mirë, si edhe për mundësi më të mëdhaja për përparim kulturor, arsimor dhe shoqëror, në drejtim të ndërtimit të një Maqedonie të fortë dhe moderne.

Exit mobile version