Telegrafi

Urimet e krerëve të shtetit për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi (Foto: NOC Kosovo/Twitter)

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat e dyta Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Deri te arta, xhudisjta kosovare erdhi pasi mposhti në finale rusen Natali Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pas triumfit, krerët e shtetit kanë reaguar në lidhje me triumfin e xhudistes nga Peja.

Lexo po ashtu Gëzimi i Driton Kukës, bërja me shenjë kah flamuri dhe përqafimi - prapaskenat e triumfit të Majlindës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se medalja e artë e Majlinda Kelmendit në Minsk është historike për Kosovën.

“Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk është historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën”, ka shkruar i pari i vendit në llogarinë e tij në Facebook.

Për suksesin e Majlinda Kelmendit ka shkruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, që ka thënë se ekipi i Driton Kukës është shndërruar në një emblemë suksesi për Kosovën.

Lexo po ashtu Momenti i intonimit të himnit dhe ngritja e flamurit të Kosovës kur Majlinda Kelmendi u stolis me medaljen e artë

“Shkëlqimi i mbretëreshës së xhudos Majlinda Kelmendit, që fitoi medaljen e artë, dhe Nora Gjakova të argjendtën, në Lojërat Europiane Minsk 2019 në Bjellorusi, e rënditë vendin tonë me fuqitë olimpike. Ekipi i Driton Kukës është shndërruar në emblemë suksesi për Kosovën, duke lartësuar flamurin dhe shtetin tonë në çdo vend të botës. Krenar për nderin që po i sjellin Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Urimeve të dy krerëve i është bashkangjitur edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, duke thënë se ishte një fillimi i artë për Kosovën dhe xhudisten tonë.

“Një fillim i artë i Kosovës nga Majlinda jonë e artë në Lojërat Evropiane në Minsk 2019”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/