Sot (e hënë, 3 maj) Kosova shënoi pesëvjetorin e anëtarësimit në UEFA.
Ishte pikërisht 3 maj i vitit 2016, kur në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest, Federata e Futbollit e Kosovës përfundimisht e theu izolimin e padrejtë prej më shumë se 25 vitesh.
E në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar edhe mesazhet e urimit nga futbollistët e Kosovës.
Më poshtë janë urimet e Samir Ujkanit, Valon Berishës, Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodës.