Arifhikmeti i serialit “O sa mirë” duket se më në fund ka filluar të mësojë gjuhën letrare shqipe, edhe pse e ka “shaum rrond”.
Aktori tetovar, emri i vërtetë i të cilit është Xhedvet Jashari, është shndërruar në një nga më të pëlqyerit e serialit të njohur, raporton Telegrafi.
Ai ka fituar simpatinë e teleshikuesve jo vetëm për shkak të gjuhës dhe rolit të tij, por edhe për shkak të aftësive të tij në aktrim.
E fundit foto që ai ka postuar është një ku ai duket ulur në klasë dhe ku po mëson drejtshkrimin nën “kthetrat” e profesoreshës së serialit, Olta Daku.
“Ushtrime drejtshkrimi #shaumrrond @oltadaku”, ka shkruar nën foton e postuar.
/Telegrafi/