Sot (e martë) në trojet shqiptare si në shumë vende të botës kremtohet “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”.
Në këtë ditë, fëmijët rikthehen në qendër të vëmendjes dhe u kushtohen aktivitete të shumta.
Ndërkohë, disa prej personazheve të njohur shqiptarë kanë vendosur t’i urojnë fëmijët përmes imazheve e videove të ndryshme në rrjete sociale.
Disa kanë shkruar fjalë zemre, disa kanë ndarë fotografitë e fëmijëve të tyre për herë të parë, e ka edhe prej tyre që kanë ndarë mesazhe sensibilizuese për dhunën dhe abuzimet ndaj fëmijëve.
Xhensila Myrtezaj, Teuta Krasniqi, Elita Rudi, Arbana Osmani, Adriana Matoshi, Leonita Lekaj, Yllka Kuqi dhe Enca – janë disa nga artistet që kanë uruar 1 Qershorin.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:
/Telegrafi/